26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rifat Jashari kërkon unitet në përballjen me Serbinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duke kujtuar Epopenë e UÇK-së, ka thënë se rezistenca e Jasharve në Prekaz nuk është një degë më shumë në historinë e Kosovës por është vetë trungu. Kurti, në në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, tha se rezistenca e Jasharve dhe figura e Adem Jasharit janë themeltare dhe qendrore në historinë e UÇK-së dhe të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, deklaroi se lufta e familjes Jashari ishte ngjarje e pashembullt jo vetëm në historinë e Kosovës, por edhe në historinë botërore.Ai tha para deputetëve në Kuvend se në tri breza, familja Jashari mbrojti lirinë e Kosovës “deri në vetëflijimin e tyre të plotë”.

Presidentja Vjosa Osmani, në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, për 25 vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”, ka thënë se 5,6 dhe 7 marsi i vitit 1998 përbejnë një ndër shtyllat më të forta të ngritjes së shtetit të Kosovës.
Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar, Adem Jashari, ka folur para deputetëve në kuvend, në 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Jashari para deputetëve ka kërkuar unitet në përballje me Serbinë. Jashari ka thënë se i gjithë spektri politik duhet të jetë bashkë që “të ndahemi njëherë e përgjithmonë nga Serbia”.

Ndërkohë, akademi solemne për nderë të Epopesë sëUÇK-së do të mbahet sonte edhe në Tetovë.

Të fundit