27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rifat Jashari më 22 korrik shpallet qytetar nderi i Tetovës

Rifat Jashari, vëllau i komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Adem Jashari, më 22 korrik do të shpallet qytetar nderi i Tetovës. Vendimin e ka marrë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ndërsa e ka bërë të ditur ekskluzivisht për Televizionin Koha në emisionin Polemikë, njofton Tv Koha.“Pasi që flasim për çlirimin e Tetovës , me 22 korrik ku do të ketë aktivitete të ndryshme kulturore brenda asaj dite, do të ju informoj (ekskluzivisht për Televizionin Koha) se brenda asaj dite po përgatitemi që të shpallim qytetar nderi njërin ndër figurat më të rëndësishme të historisë më të re të shqiptarëve që jetojnë në Ballkan, pra bëhet fjalë për Rifat Jasharin dhe besoj se kjo do të jetë një simbolikë e mirë se shqiptarët po ecin përapara dhe shqiptarët nuk i harrojnë ata që kanë sakrifikuar më të dashurit e tyre për këtë që e kemi arritur sot si shqiptarë”, deklaroi kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, raporton Tv Koha.Ai ka thënë se aktivitetetet kulturore gjatë verës në Tetovë do të organizohen për mërgimtarët. “Patjetër që nuk i kemi harruar aktivitetetet kulturore verore, nuk i kemi harruar mërgimtarët, njerëzit të cilët janë më të dashur për ne sepse jetojnë larg nesh, por gjithmonë i ndjejmë afër dhe janë njerëzit të cilët akoma janë kontribuesit më të mëdhenj të zhvillimit të ekonomisë .Ne këtë verë ua kemi dedikuar mërgimtarëve dhe shumë shpejt do të publkojmë edhe listën e aktiviteteve, pra ka mbetur të definohet agjenda ku në fokus do të jenë mërgimtarët duke festuar në vendlindje.Do të jetë një aktivitet që do të nisë në pjesën e dytë të korrikut dhe do të zgjasë deri në fund të korrikut”, tha Kasami për Televizionin Koha.Kreu I komunës së Tetovës, ka thënë se nuk ka patur aspak përkrahje nga pushteti qendror për aktivitetetet kulturore gjatë verës.Urim HASIPI/Tv Koha

Të fundit