02/05/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

RMV, për 45.8 përqind është ulur vdekshmëria si pasojë e kovid-19 krahasuar me javën e kaluar

Nga 31 maji deri më 6 qershor, nga kovid-19 kanë vdekur 13 persona nga 6 qytete, 45.8% më pak se javën e kaluar, qëndron në raportin javor të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Për sa i përket moshës, 9 persona ishin mbi 60 vjeç, 3 persona të moshës 50-59 vjeç dhe një person i moshës 40-49 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me covid në vend që nga fillimi i epidemisë është 155,418, 149,496 janë shëruar, 5,458 kanë vdekur dhe 464 raste aktive.

Sipas Institutit, nga 31 maj deri më 6 qershor, janë testuar 19,672 materiale, me rritje prej 9.1% gjatë javës së kaluar. Janë regjistruar 155 raste të reja pozitive nga 21 qytete të vendit me rënie prej 29.5% krahasuar me javën e kaluar.

Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (65; 41.9%), me incidencë javore – 10.5 / 100,000. Incidenca më e lartë javore prej 35.8 / 100,000 u regjistrua në Demir Hisar.

Përqindja e pozitivitetit varion nga 0.1% në 1.4%, mesatarisht 0.7%.

Persona të infektuar janë regjistruar te të gjitha grupmoshat. Grupmosha më e zakonshme është mbi 60 vjeç (52, 33.5%). Të sëmurë regjistrohen edhe tek personat 50-59 (26; 16,8%), 40-49 (25; 16,1%), 30-39 (20; 12,9%) dhe 20-29 (18; 11,6%). Numri më i ulët është regjistruar tek fëmijët nga 0-9 (4; 2.6%) dhe 10-19 vjeç (10; 6.5%).

Pas marrjes së dy testeve negative ose me përdorimin e algoritmit të ri, statusin të shëruan e fituan 465 persona që ishin të hospitalizuar ose po trajtoheshin në shtëpi, me rënie prej 30.8% krahasuar me javën e kaluar.

Lidhur me vaksinimin kundër covid-19, Instituti njofton se përfshirë 6 qershorin, janë aplikuar dozat e mëposhtme:

60,526 doza të Pfizer (43,441 me dozën e parë dhe 17,085 me dozën e dytë),

45,168 doza “Sputnik” (22,875 me dozën e parë dhe 22,293 me dozën e dytë),

32,875 doza të AstraZeneka (32,843 me dozën e parë dhe 32 me dozën e dytë) dhe

251,705 doza “Sinofarm” (147,998 me dozën e parë dhe 103,707 me dozën e dytë).

Përfshirë 6 qershorin, gjithsej janë vaksinuar 247.157 persona, me të paktën një dozë të vaksinës kundër kovid-19. Plotësisht janë vaksinuar gjithsej 143,117 persona.

Të fundit