26/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rritje e re e normës së interesit referente

Banka Popullore rriti për të pestën herë normën referencë të interesit, për të frenuar inflacionin, përcjell FLAKA.

Komisioni vendosi që norma bazë e interesit për bonot e thesarit të jetë më e lartë me 0.5 pikë përqindje dhe tani është 3 për qind. Për të nxitur kreditimin e projekteve që lidhen me prodhimin vendas të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, në seancë u vendos që të reduktohet rezerva e detyrueshme që bankat mbajnë në Bankën Qendrore. Baza për vendosjen e rezervës së detyrueshme në denarë do të jetë shuma e kredive të reja të miratuara për financimin e projekteve që kanë të bëjnë me prodhimin nga burimet e ripërtëritshme. Banka Popullore bëri të ditur se inflacioni mesatar për periudhën janar-gusht të këtij viti është 11,6%, arsyet gjenden në rritjen e çmimeve të importit të ushqimeve dhe energjisë, por edhe në çmimin e brendshëm të energjisë elektrike dhe ngrohjes.

Rritja e tyre ka një efekt të transferueshëm në produktet dhe shërbimet e tjera, ndaj Banka Popullore rekomandon krijimin e politikave të kujdesshme të brendshme. Në muajt e fundit, çmimet e ushqimeve kanë shënuar rregullime më të theksuara në rënie në bursat botërore, të cilat në periudhën e ardhshme mund të sjellin rregullime rënëse edhe të çmimeve të brendshme. Në të njëjtën kohë, rishikimet dhe pritshmëritë për rritje të disa prej këtyre çmimeve janë gjithashtu në rënie, por pasiguria e dinamikës së ardhshme të çmimeve të produkteve parësore në bursa, veçanërisht të produkteve energjetike, është theksuar për shkak të zhvillimeve ushtarake në Ukrainë, thuhet në njoftimin e Banka Popullore. FLAKA

Të fundit