27/07/2024
18.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Rruga rajonale Veles – Gradsko e mbyllur prej orës 9 deri në orën 16

Seksioni Veles – Gradsko Rruga rajonale R1102, për shkak të vendosjes së rrjetës mbrojtëse, do të jetë i mbyllur për komunikacion sot prej orës 09:00 deri në orën 16:00, njoftoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të fundit