27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Samit BE – Ballkani Perëndimor të mërkurën përmes video konferencës

Takimi i liderëve të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet të mërkurën, 6 maj, përmes video konferencës për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, bëri të ditur presidenca kroate me BE-në.

“BE-ja dhe Ballkani Perëndimor janë bashkuar në luftën lundër Kovid-19. Samiti do të mundësojë theksim të solidaritetit të ndërsjellë dhe bashkëpunimit në kohë krize”, theksohet në kumtesën, duke përkujtuar se BE-ja ka siguruar 3,3 miliardë euro ndihmë për vendet e Ballkanit Perëndimor në luftën kundër pandemisë.

Liderët, gjithashtu, do ta konfirmojnë perspektivën e Ballkanit Perëndimor dhe “përcaktimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor t’u përmbahen vlerave dhe parimeve evropiane”.

“BE-ja është partner i rëndësishëm i rajonit të Ballkanit Perëndimor, ndërsa video konferenca do ta theksojë rëndësinë e marrëdhënies së përbashkët midis Unionit dhe Ballkanit Perëndimor”, shtohet në kumtesë.

Pjesëmarrësit në video konferencë do të shkëmbejnë mendime për fazën e re për bashkëpunim të ngushtë për zgjidhjen e pasojave socio-ekonomike nga Kovid-19, rëndësia e bashkëpunimit, si dhe mënyrat për përballje më të mirë me sfidat e sigurisë.

Në takim do të marrin pjesë shefa të shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së dhe të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor – Maqedonia e Veriut, Shqipëria, BeH-ja, Serbia, Mali i Zi dhe Kosova.

Kryetari i Këshillit Evropian Sharl Mishel do të kryesojë me takimin dhe së bashku me kryetaren e KE-së, Ursula Fon der Lajen do ta prezantojnë BE-në.

Samiti paraprak BE – Ballkani Perëndimor është mbajtur më 17 maj të vitit 2018 në Bullgari, kur është miratuar Deklarata e Sofjes. ar/

Të fundit