29/03/2024
9.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Së shpejti zgjedhje për kryetar të ri të LSDM-së, të drejtë vote kanë të gjithë anëtarët

Bordi qendror i LSDM-së ka vendosur që kryetarin e ri të partisë ta zgjedhin me zgjedhje të drejtpërdrejta ku të drejtë vote do të kenë të gjithë anëtarët e LSDM-së, informon Zhurnal.

Në seancën e djeshme online të bordit qendror të LSDM-së, janë sjellur vendime me qëllim demokratizimin më të madh të partisë.

Siç njofton kryetari i kësaj partie, Zoran Zaev, është filluar me procedurë për organizimin e zgjedhjeve të drejtpërdrejta brenda partiake për kryetar të LSDM-së. Do të azhurohet baza e të dhënave dhe regjistrimi i anëtarëve të cilët do të votojnë për kryetar të ri të partisë këtë vit.

“Kemi miratuar kodeks për sjellje të anëtarëve dhe funksionarëve të LSDM-së që është hap përpara drejt rritjes së përgjegjësisë, llogaridhënies dhe transparencës së partisë”, njoftoi Zaev.

Ai shton se LSDM në vitin e ri hynë me energji të re të përgatitur të përgjigjet në të gjitha sfidat.//Zhurnal.mk

Të fundit