27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sektori për punë të brendshme vazhduar me aktivitetet e përforcuara kontrolluese rreth parkimeve në Tetovë

Sektori për punë të brendshme Tetovë edhe gjat kësaj jave, ësht duke vazhduar me aktivitetet e përforcuara kontrolluese rreth parkimeve në Tetovë, si dhe për zbulimin  e personave të cilët drejtojnë veturat, para se të kalojnë provimin për patentë shoferi apo pa patentë velide.

   Dje (23-shtator) janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar, 24 vetura gabim të parkuara ose parkime jo të regullta, ku pronarëve të të cilave u janë përgaditur parashtresa adekuate, kurse veturat kanë qenë të ngrituar me anë të shërbimit të karotrecit dhe janë dërguar në lokacion të caktuar për këtë veprimtari.

   Gjatë ditës, gjithashtu  janë zbuluar edhe 8 persona të cilët kanë drejtuar veturën pa patentë shoferi, 6 vetura kanë qenë me regjistrim të skaduar deri dhe mbi 30 ditë. Këto, si dhe shkeljet tjera, janë rrumbullaksuar me parashtresa të përgaditura, sipas Ligjit për siguri në komunikacion dhe rrugë dhe Ligjit për automjete./TV KOHA/

Të fundit