26/04/2024
3.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Senati amerikan nuk miraton fondin prej 1.8 trilion dollarësh për të luftuar koronavirusin

Senati amerikan nuk arriti që të miratojë një paketë ekonomike që do të ndihmonte vendin të luftojë COVID-19.

Demokratët parashtruan disa pakënaqësi në lidhje me paketën ekonomike prej 1.8 trilion dollarësh ku përfshihej dhe një program huadhënëse prej 500 mld dollarësh që kontrollohet tërësisht nga Republikanët dhe administrata Trump.

Por këto vendime pritet të kenë një kundërsulm politik, pasi ata ndaluan një paketë që do të ndhihmonte vendin ekonomikisht në këtë kohë pandemie.

Republikanët akuzuan Demokratët për pengimin e këtij projektligji. Senatori Mitch Mçonnell i akuzoi ata se duan të luajnë me ekonominë e vendit.

Ky projektligj do të rishikohet edhe në ditët në vazhdim ku do të vendoset edhe përfundimisht.

Paketa financiare parashikon një fond prej 1.8 trilionësh dollarë për ShBA në luftën kundër pandemisë që ka gjunjëzuar botën, COVID-19.

Deri më tani në të gjithë territorin amerikan janë regjistruar rreth 473 viktima dhe 35.241 të infektuar.

Edhe 3 pjesëtar të Senatit amerikan kanë testuar pozitiv me koronavirus ndaj ato janë vetëizoluar.

/Ora News.tv/

Të fundit