Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Shaqir Fetahu merr zyrtarisht postin e kryetarit të BFI-së - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Shaqir Fetahu merr zyrtarisht postin e kryetarit të BFI-së

Hafiz Shaqir Ef. Fetahu zyrtarisht ka marrë postin e Reisit. Ushtruesi i detyrës Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Fetare Islame i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në fjalimin e tij të parë publik tha se do të luajë rolin e bartësit të paqes, prosperitetit, unitetit dhe solidaritetit në mënyrë dinjitoze në vendin tonë.

Fetahu theksoi se të jesh udhëheqës i Bashkësisë Fetare Islame në vend është përgjegjësi e madhe, prandaj do ta kryej me përkushtim dhe ndershmëri detyrën.

“Ndjehem i nderuar që sot flas si Ushtrues detyre-Reisul Ulema i RMV-së, post ky që më është dhënë amanet që ta mbajë me plot përgjegjësi. Detyra e Kryetarit të Bashkësisë Fetare është një përgjegjësi e nderuar dhe shpirtërore. Bashkësia Fetare Islame e RMV’së, është organizatë e vetme e cila organizon jetën fetare të myslimanëve në vend dhe jashtë, BFI veprimtarinë e vet e mbështet në Kur’an, Sunnet, në Kushtetutën e saj, në aktet normative që dalin nga e njëjta si dhe Ligjin për pozitën juridike të bashkësisë fetare dhe grupit religjioz të Maqedonisë. BFI është e pavarur në organizimin e jetës fetare, në edukimin dhe arsimimin fetar, në vakëfet, veprimtarinë administrativo financiare si dhe në veprimtaritë tjera që dalin nga Kushtetuta e saj. Të nderuar besimtarë! Ky institucion është ngritur nga njerëzit që kanë marrë përgjegjësi për të artikuluar zërin e besimtarit myslimanë. Që nga fillimi e deri më sot ka qenë promovues i edukatës dhe moralit të lartë shoqëror, i besës, mikpritjes, bujarisë, harmonisë dhe bashkëjetesës etnike dhe fetare në vend. Fryma e besimit i mëson njeriut që të jetë respektues me të tjerët, pranues i të ndryshmes, dhe të jetë bashkëpunues me qëllimin e përbashkët për zhvillimin e shoqërisë, emancipimin, integrimin dhe edukimin e saj”.

Fetahu paralajmëroi reforma në këtë institucion, dhe shtoi se Bashkësia Fetare Islame në RMV, në aktivitetin e saj institucional ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri.

“Bashkësia Fetare Islame në RMV, në aktivitetin e saj institucional ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin dhe arsimimin e brezit të ri që do të jetë një faktor i rëndësishëm për stabilizimin dhe zhvillimin e Bashkësisë Fetare Islame, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit social, edukativ dhe moral të këtij nënqielli. Kultura institucionale është një nga asetet më të rëndësishme për mirëfunksionimin e mirëfilltë të institucionit dhe në këtë drejtim në të ardhmen do të merren disa hapa konkretë për riorganizim të institucionit më të lartë fetarë. Pritja dhe dëshira jonë është që Bashkësia Fetare Islame si një institucion serioz të merret si qendër referimi për të gjitha institucionet tjera. Besoj se ky institucion do të jetë shumë serioz në përmbushjen e shërbimeve të pritura, dhe në mënyrë shumë dinjitoze do ta luaj rolin e bartësit të paqes, prosperitetit, unitetit dhe solidaritetit në këtë vend”.

Ndërkohë, ish-kryetari i BFI-së, Sulejman Rexhepi, njoftoi në një deklaratë me shkrim dorëheqjen e pakthyeshme nga detyra Reis-ul-Ulema. Më 27 maj, Riaseti i këtij institucioni zhvilloi një seancë të jashtëzakonshme në Gostivar për të vendosur për shkarkimin e Rexhepit dhe caktoi myftiun e Gostivarit, Shaqir Fetahu, si ushtrues detyre deri sa të përgatiten kushtet e reja për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Related posts

Ali Ahmeti: Votoni numrin 9, realizoni ëndrrën

Televizioni Koha

Nxënësit lënë Kosovën për të ikur në Perëndim

admin-tvkoha

Menduh Thaçi mesazh Ali Ahmetit: Vetëm unë mund të të nxjerr nga kjo baltë që ke hy (Video)

Televizioni Koha

Leave a Comment