11/10/2024
19.8 C
Tetovo

Të tjera lajme

ShBA-ja ka rritur grantin për RMV-në nga 8 në 56 milion dollarë, kryesisht për luftimin e korrupsionit

Shtetet e Bashkuara, përmes USAID-it, në 4-5 vitet e ardhëshme do të ndajë 56.6 milionë dollarë për programet kundër korrupsionit, si dhe projekte për forcimin e konkurrencës ekonomike dhe për rritjen e kontributit të të rinjve në shoqëri në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Qeveria njoftoi sot se ShBA-të e kanë rritur grantin për Maqedoninë e Veriut nga 8.2 milion dollarë në 56.6 milion dollarë dhe autorizoi ministrin e Financave Fatmir Besimi të nënshkruajë marrëveshjen me amendamentin e ri. Bëhet fjalë për Marrëveshje për grant për partneritetit për zhvillim midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 9 qershor të këtij viti, sekretari shtetëror i ShBA-së Anthony Blinken tha se korrupsioni kudo qoftë rrezikon drejtpërdrejt politikën e jashtme, sigurinë kombëtare dhe shëndetin ekonomik të ShBA-ve dhe partnerëve dhe aleatëve të saj, duke komentuar Urdhrin ekzekutiv nga Presidenti amerikan Joe Biden për zgjerimin e sanksioneve kundër personave nga Ballkani Perëndimor.

Me Urdhrin ekzekutiv do të vendosen sanksione ndaj individëve dhe organizatave përgjegjëse për korrupsionin në rajon, duke përfshirë keqpërdorimin e fondeve publike, shpronësimin e pronës private për përfitime personale ose përfitime politike, ose ryshfet.

Të fundit