26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

SHBA-ja shprehi gatishmëri për ripërtëritjen e pjesërishme të financimit të OBSH-së

Administrata e presidentit amerikan., Donald Tramp është e gatshme për kthim të pjesërishëm të financimit për Organizatën botërore të shëndetësisë (OBSH), lajmëroi Foks njus”.

Sipas mediumit, administrata do të dakordohet të paguajë shumë të njejtë sa paraqet edhe kontributi i vlerësuar i Kinës.

Tramp më 14 prill përkohësisht e ndërpreu financimin e OBSH-së, duke e akuzuar organizatën se i promovon “dezinformatat kineze” për pandeminë e koronavirusit dhe duke porositur se administrata e tij do ta shqyrtojë punën e OBSH-së.

Përfaqësues zyrtarë të OBSH-së i mohuan akuzat, ndërsa Kina disa herë insistoi në atë se ka vepruar në mënyrë transparente gjatë krizës në vend, transmetojnë mediumet britanike.

SHBA-ja është donatorja më e madhe e OBSH-së. Nëse kontributi amerikan barazohet me atë kinez, niveli i ri i financimit do të jetë rreth një e dhjketa e mjeteve të ndara më parë se sa rreth 400 milionë dollaër në vit, thekson “Foks njus”. ab/

Të fundit