26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shfaqja Armiku I Popullit, nesër para publikut tetovar

Vepra e Henrik Ibsenit, “Armiku I Popullit” me regjistor Arben Kumbaro, nesër
me fillim në orën 20, do të vihet në skenë nga aktorët e teatrit të Tetovës. Repriza
do të jetë më 21 tetor. Me këtë shfaqje përfundon për këtë vit edhe programa e
paraparë e Teatrit të Tetovës për këtë vit, që sipas drejtorit ishte një vit I
suksesshëm.
Në Tetovë, një qytet ku të gjithë rrugët të çojnë tek teatri, Teatri nuk është një gjë e
rëndësishme për jetën e qytetit.Si për të kundërthënë këtë të vërtetë të anashkaluar
të troshtë, Armiku I Popullit, në Teatrin e Tetovës do të përpiqet të flaës për gjëra
me rëndësi për jetën e Tetovarëve.Lidhur me veprën në fjalë, regjisori nga
Shqipëria Arben Kumbaro, tha se kjo është një vepër që është tentuar të vendoset
në kontestin e sotëm kohor.Vepra e Ibsenit është mirëfilli një manifest politik në
historinë e Teatrit botëror.Vepra ka të bëjë me lirinë shpirtërore.
Vepra, Armiku i Popullit”, i shkruar më 1883, është drama e tij sociale më e bukur
dhe më e fortë.. Subjekti i saj me pak fjalë është që doktor Stokmani zbulon që uji
i banjave, ku shërben si mjek, përmban mikrobe sëmundjesh të rrezikshme nga
shkaku që qengjat shkojnë nëpër toka të molepsura prej ndyrësive të fabrikave./Tv Koha/

Të fundit