26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shkrijelj: Kopshtet do të hapen kur gjendja të jetë e sigurt, deri atëherë vlejnë rregullat e Qeverisë

Komisioni për Sëmundje Infektive dhe Qeveria punojnë në protokollin me të cilin do të mundësohet hapja e sërishme e kopshteve dhe funksionimi i tyre i sigurt, tha sot në konferencën për shtyp zëvendësministrja plotësuese, Snella Shkrijelj.

Ajo duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se prioriteti i parë i Ministrisë dhe i Qeverisë do të jetë kujdesi dhe ruajtja e shëndetit si të fëmijëve ashtu edhe të punësuarve në kopshte.

“Në çdo rast, duam të porosisim se fëmijët nuk do të mbesin të pakujdesur. Do të thotë, shërbimet të cilat qëndrojnë në dispozicion nëse vlejnë hapje e sërishme e kopshteve ose vazhdim i masave që ende vlejnë, ndërsa kjo vlen për lirim nga puna dhe aktivitetet e punës për prindin i cili kujdeset për fëmijën që ka qenë në kopsht ose fëmijën deri në moshën 10 vjeçare, ende janë në fuqi dhe ata vazhdojnë të vlejnë”, tha zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale.

Gjithashtu, vazhdon të vlejë edhe Dekreti për prolongim të pushimit të lindjes për të gjitha nënat të cilave pushimi i lindjes u përfundon tani gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

“Sërish do të porosis se fëmijët nuk do të mbesin të pakujdesur, ndërsa vetë vendimi kur të ndodh hapja e kopshteve do të sillet duke i marrë parasysh së pari shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve tanë”, theksoi Shrijel. sa/

Të fundit