01/10/2022
17.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shoqata e Mjekëve Familjarë në RMV paralajmëron grevë, kërkon rritje të pagesës për kuotën e pacientëve

Mjekët familjarë të cilet kërkjnë nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të rrisë çmimin e kuotës për pacientë, nuk do të punojnë disa ditë.

“Për tri ditë nuk do të punojmë me sistemin “Termini im” dhe nuk do të lëshojmë receta në periudhën prej pesë deri më shtatë shtator”, thonë nga Shoqata e Mjekëve të Familjes, të cilët kërkojnë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të rrisë çmimin e kuotës për pacientë.

Ata thonë se autoambulancat e tyre janë në prag të kolapsit dhe presin rritje të menjëhershme nga Ministria e Shëndetësisë.

Bëhet fjalë për mbijetesën e mjekëve të familjes pas rritjes së përgjithshme të çmimeve, sidomos për energjinë elektrike dhe benzinën.

“Diçka duhet të ndryshojë që të ketë kush të trajtojë qytetarët”, thonë nga shoqata.

Të fundit