26/05/2022
23.6 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtatë vjet nga luftimet në Lagjen e Trimave

Sot rumbullakësohen shtatë vite që nga dyluftimet e armatosura në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku humbën jetën disa pjesëtarë të forcave të sigurisë të Maqedonisë, si dhe disa pjesëtarë të grupit të armatosur, transmeton Zhurnal.

Sulmi i armatosur kishte filluar në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 04:30, më 9 maj 2015. Luftimet kishin zgjatur përplot 28 orë, derisa më 10 maj rreth orës 10:00, grupi i armatosur u dorëzua para policisë.

Në këtë dyluftim humbën jetën tetë pjesëtarë të policisë, përfshirë dhe një shqiptar nga Studeniçani, Isamedin Osmani.

Nga grupi i armatosur ka numëruar dikur mbi 40 anëtarë ndërsa 28 i janë dorëzuar policisë.

Nga ky luftim, nga grupi i Kumanovës, shtatë persona u dënuan me burgim të përjetshëm, 13 persona u dënuan me nga 40 vjet, gjashtë të tjerë me nga 20 vjet, një me 18 vjet, dy me nga 14 vjet, dy me nga 13 vjet dhe dy të tjerë me nga 12 vjet. Katër të akuzuar janë liruar./Zhurnal.mk

Të fundit