23/05/2022
15.4 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtetasi shqiptar arrestohet në Tabanoc, dyshohet për kontrabandë me emigrantë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje rreth orës 21:30 në një motel afër një pompe të benzinës në Tabanoc është arrestuar 35-vjeçari B.E., shtetasi i Shqipërisë, përcjell TV21. Ai dyshohet se me veturën e tipit “Ford Mondeo” me targa të Shkupit ka kontrabanduar emigrantë.

“Përkatësisht, rreth orës 21:15 në rrugën e vjetër për në fshatin Tabanoc, në dalje të rrugës që çon deri tek disa objekte të braktisura në fshatin Reçicë, nga zyrtarët policorë është vërejtur se vetura ishte ndalur dhe se disa emigrantë ishin drejtuar për në Tabanovska Reka. Pas kontrollit në terren, rreth orës 23.30 janë gjetur 8 emigrantë, nga të cilët 5 nga Pakistani, 2 nga Mali dhe 1 nga Somalia”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Të fundit