27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtrenjtohen benzinat, dizeli lirohet për gjysmë denari

Benzina EUROSUPER BS-95 pfrej mbrëmë në mesnatë shtrenjtohet për një denar, ndërsa për gjysmë denari EUROSUPER BS098. Për gjysmë denari, ndërkaq, lirohet dizeli, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë të benzinës EUROSPUER BS-95 është 50,50 denarë për litër, ndërsa i EUROSPUER BS-98 do të jetë 52,50 denarë. Çmimi i ri i EURODIZEL (D-EV) do të jetë 42 denarë, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shitet për 31 denarë. Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS do të jetë 16,144 denarë për kilogram.

Me vendimin e KRRE-së bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,26 për qind në raport me çmimet e konstatuara më 27 prill të këtij viti.

Faktorët kyç që ndikojnë në çmimin e fundit në pajtim me Metodologjinë për formim të çmimeve janë çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror dhe kursi i denarit në raport me dollarin.

“Gjatë periudhës së kaluar shtatëditore çmimet referente të derivateve të naftës shënojnë rritje tek benzina mesatarisht për rreth 8,197 për qind, tek dizeli ka ulje mesatarisht pr rreth 3,342 për qind, tek vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht për rreth 2,615 për qind dhe tek mazuti është regjistruar ulje mesatarisht për rreth 8,932 për qind”, kumtoi KRRE. ab/

Të fundit