27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shtyhet për 10 maj seanca gjyqësore për rastin me spitalin modular të Tetovës

Sot kur pritej të jepet fjala përfundimtare nga Gjykata Themelore e Tetovës për rastin e Modularit ku humbën jetën 14 persona, e njëjta është anuluar, për arsye se ish-drejtori i spitalit, Florim Besimi është i sëmurë. Nga Gjykata bënë të ditur se seanca e radhës pritet të mbahet me 10 maj. Në seancën e sotme  në Gjykatën Themelore në Tetovë duhet të jepnin fjalët përfundimtare të Prokurorisë dhe mbrojtjes së  të akuzuarve, të cilët ngarkohen për disa vepra penale lidhur me zjarrin në spitalin modular me 8 shtator të vitit 2021. Procedura e dëshmive në procesin gjyqësor  ka përfunduar me dëshmitarët  e fundit të cilët janë dëgjuar  me datën 6 të këtij muaji. Në seancën e fundit pas përfundimit  të dëshmive, gjykatësi Jordan Vellkovski i pyeti avokatët, nëse të akuzuarit do të deklarojnë për të cilën mbrojtësit u përgjigjën se të akuzuarit nuk do të japin deklarata.
Të akuzuar janë ish-drejtorët Florim Besimi dhe Artan Etemi, të cilët ngarkohen për vepër penale “vepra të rënda  kundër sigurisë së përgjithshme”, kurse mjeku Boban Vuçevski për “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Spitali klinik i Tetovës, si person juridik ngarkohet për dy vepra, së pari për “shkaktim te rrezikut publik” dhe “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”. Të gjithë të akuzuarit në fillim të gjykimit kanë theksuar se nuk e kuptojnë akuzën dhe se nuk ndjehen fajtor. Gjykimi për të akuzuarit filloi në dhjetor të vitit kaluar.
VISAR SADIKU

 

Të fundit