27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shuhet zjarri në depon e fabrikës Pofix, pamje ekskluzive brenda objektit

Është shuar tërësisht zjarri në depon e fabrikës Pofix në Tetovë.Për shuarjen e zjarrit u deshën mbi 30 orë intervenim të zjarrfikësve të Tetovës dhe nga qytetet tjera me ndihmë edhe nga ajri. Lajmi është bërë I ditur për televizionin Koha nga ana e zëvendëskomandantit të njësisë së zjarrfikësve të Tetovës Avni Ameti. Poashtu televizioni Koha ju sjell pamje brenda fabrikës se si duket e njejta pas shuarjes së zjarrit.“Zjarri është lokalizuar dhe është shuar i tëri. Falënderoj gjithë ekipet e zjarrfikësve anë e mbanë Maqedonisë dhe ata që ndihmuan në këtë rast. Zjarrfikësit e helmuar nga zjarri dhe tymi janë në gjendje të mirë dhe nuk kemi tani për tani të lënduar të tjerë”, tha Avni Ameti zwvendwskomandant.Gjatë intervenimit janë lënduar dhjetë zjarffikës, respektivisht kanë patur probleme me frymëmarrjen nga ajri I rëndë si pasojë e tymit.Fatmirësisht të gjithë janë mirë pas një pune të palodhshme. Lajmin për shuarjen e zjarrit e konfirmoi edhe kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami. Kasami i falënderon ata që ndihmuan në shuarjen e zjarrit, i cili dje shkaktoi panik të madh te qytetarët.“Pas shumë përpjekjeve nga ana e ekipit të Njësitit Territorial kundër Zjarrit dhe vullnetarëve të vullnetit të mirë, më në fund është shuarr zjarri në depon e fabrikës “Pofix””.“Përpjekjet dhe mundi i vazhdueshëm dhanë rezultatin e shumëpritur. Ngjarjet si kjo uroj të mos përsëriten, me shpresë se e ardhmja është e mirë dhe e ndritëshme!Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit që ndihmuan në këto dy ditë tejet të vështira!”, ka shkruar Kasami.Në orët e pasditës pritet që të dalin ekipet e prokurorisë së tetovës që të bëjnë hetime në vendin e ngjarjes lidhur me shkaqet e këtij zjarri./TV KOHA/

Të fundit