01/05/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

Shvercerat sulmojnë futbollistët e Shkëndijës

Dueli i çerekfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkupit dhe Shkëndijës është ndërperë pas vetëm 9-të minutave lojë me rezultat momental 1:0 për Shkëndijën.

Sulmi ndaj futbollistëve kuqezi pas golit të Elezit, hyrja e disa tifozëve vendas në terren dhe gjuajtjet me fishekzajre e gjësende të forta në drejtim të futbollistëve të Shkëndijës bëri që fillimisht forcat e sigurisë të urdhërojnë tërheqjen e ekipit të Shkëndijës në zhveshtore për shkaqe sigurie.

Futbollistët dhe stafi teknik i Shkëndijës me policë u përcollën për në zhveshtore, por deri atje sërish u sulmuan nga tifozët me gjësende të ndryshme e madje edhe me fishekzjarrë.

Pas mbledhjes së delegatit, arbitrave të takimit, komesarëve të sigurisë së dy klubeve dhe FFM-së, përfaqësuesit të MPB-së së Shkupit përgjegjës për sigurinë e kësaj ndeshje dhe përgjegjësve nga Komisioni për gara pranë FFM-së u vendos se nuk ka kushte sigurie për vazhdimin e ndeshjes.

Për vendim përfundimtar rreth epilogut pasojnë raporte shtesë për ngjarjet në këtë ndeshje nga ana e delegatit, përfaqësuesit për siguri pranë FFM-së dhe arbitrave të ndeshjes.

Në ditët në vijim pritet vendim zyrtar nga Federata e Futbollit të Maqedonisë, e cila përpos vendimit final se kush avancon në gjysmëfinale respektivisht rezultatin 0-3 në favor të Shkëndijës,  do të sjell dënim të ashpër për ekipin e Shkupit për organizimin e dobët, incidentet në terren dhe fishekzjarrët e hedhura gjatë kësaj përballje që zgjati vetëm 10 minuta.

Por, në fund parashtrohet pyetje, se pse ka aq shumë mllef nga ana e Shkupjanëve në drejtim të tetovarëve dhe anasjelltas.Dyshimet janë se mund të ketë dorë edhe politika që ka sjellur të ketë kaq shumë ndasi  dhe mllef mes shqiptarëve të Tetovës dhe Shkupit. TV KOHA

 

Të fundit