26/04/2024
12 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sindikata e policisë kërkon që Qeveria të miratojë dekret për pagesën e shpërblimit për punonjësit policorë

Sindikata e policisë reagon ndaj deklaratës së djeshme të ministres së Financave rreth pagesës së shpërblimit për zyrtarët policorë dhe kërkon që Qeveria në seancën e sotme të pranojë kërkesën e ministrit Naqe Çulev për të paguar kompensim në para prej 15.000 denarëve për punonjësit e Ministrisë së Brendshme.

“Si sindikatë, konsiderojmë dhe besojmë se punonjësit e MPB-së meritojnë shumë më tepër sesa 15.000 denarë të propozuara deri tek Qeveria nga ministri Naqe Çulev. Po, ato janë të pakta, por ata me siguri do të lënë shenjë kënaqësie në këto periudha të vështira dhe të mundimshme, si shpërblim për rrezikun e përditshëm të marrë nga punëtorët në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Ne gjithashtu besojmë se pas përfundimit të krizës, punëtorët në MPB përsëri do të shpërblehen”, thonë nga Sindikata.

Në letrën e drejtuar deri tek Qeveria, Sindikata pret që Qeveria të mbledh forca dhe të merr vendim që, siç thonë ata, të mund të rivendosin besimin në profesionin “polic”. bs/bsh/

Të fundit