26/04/2024
12.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Skandaloze/ Andrej Zhernovski mer 1000 euro në muaj për Klinikën që NUK EKZISTON

VMRO-DPMNE, përmes aferës “Parazitët” e që ka të bëjë me funksionarë të pushtetit, sot ka bërë të ditur se ish deputeti dhe ish kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski, nga ministria e shëndetësisë mer të holla në shumë prej 1000 eurove çdo muaj, për ndërtimin e klinikës ndërsa Klinika nuk është askund.

Zhernovski tanimë një vit e gjysmë është pjesë e projektit për qendër klinike dhe për këtë ai mer nga 1000 euro në muaj, e që për 18 muaj me radhë, deri tani ka marë 18 mijë euro.

VMRO-DPMNE pret përgjigje nga Qeveria pse Zhernovskit i paguhen nga 1000 euro në muaj ndërsa për qytetarët nuk ka mjaftueshëm ilaçe për shërim.

Përmes aferës “Parazitët”, VMRO nxjerë në pah pagesat e majme që marin funksionarë të emëruar të Qeverisë madje në kohë krize ekonomike ndërsa për këto të holla, ato nuk i kanë arsyetuar me punë./Zhurnal.mk

Të fundit