27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sondazhi i Odës së Biznesit: Nëntë nga dhjetë kompani nuk planifikojnë mbyllje të plotë, as largim të punëtorëve nga puna

Pothuajse gjysma ose 48 për qind e kompanive nuk do t’i dërgojnë punëtorët në pushim të detyruar, 19 për qind do t’i dërgojnë në pushim të detyruar, 19 për qind tashmë i kanë dërguar në pushim të detyruar, ndërsa 13 për qind mendojnë për mundësi tjetër, tregon sondazhi i Odës së Biznesit të Maqedonisë i zhvilluar nga 7 prilli deri më 14 prill, në mënyrë që të analizohen pasojat nga koronavirusi.

“Në lidhje me çështjen e largimit nga puna të punëtorëve, 86,2 për qind u shprehen se nuk do t’i pushonin punonjësit, 13 për qind thanë se do të largonin nga puna, dhe vetëm 0,8 për qind thanë se tashmë i kishin larguar nga puna. Kjo konfirmon që sipërmarrësit janë të vetëdijshëm për rëndësinë e fuqisë punëtore, në të cilën nga mënyra se si është investuar në funksionimin e suksesshëm të mëtutjeshëm të kompanive, ndërsa në përputhje me këtë dhe nevojën sa më shumë që të jetë e mundur për t’i mbajtur punëtorët në marrëdhënie të rregullt pune”, thotë në video- deklarata këshilltari ekonomik i Bordit Drejtues të Odës, Zoran Jovanovski.

Sipas sondazhit, për sa i përket financave, 44 për qind e kompanive nuk kanë probleme të likuiditetit, ndërsa 56 për qind, siç pritej, kanë probleme të likuiditetit. Në të njëjtën kohë, 65 për qind e kompanive kanë kredi për shlyerje, dhe 35 për qind nuk ​​kanë kredi për shlyerje. Në përgjithësi 81 për qind lajmëruan përqindje të caktuar të anulimit të aranzhimeve të rregulluara ose punës së ndërmarrjes. Për më tepër, 35 për qind lajmëruan se përqindja e anulimit të marrëveshjeve ose punës së rënë dakord është më e madhe se 50 për qind.

“Përkundër problemeve me të cilat përballen kompanitë në lidhje me prodhimtarinë, eksportin, importin, qarkullimin dhe zinxhirin e furnizimit, gëzon fakti që 71 për qind nuk mendojnë për mbylljen e kompanisë, dhe 21 për qind shtesë mendojnë për mbylljen e vetëm një pjese të kompanisë. Kjo mund të jetë për faktin se rreth 79 për qind e kompanive të anketuara kanë operuar në treg për më shumë se 10 vjet. Sipas sondazhit, tetë për qind do ta mbyllnin kompaninë plotësisht”, tregon Jovanovski.

Në sondazh, kompanitë gjithashtu u deklaruan se cilat nga masat ekonomike të qeverisë ata planifikojnë të shfrytëzojnë.

“Shumica e kompanive të anketuara, 30 për qind, planifikojnë të shfrytëzojnë masën – 14.500 denarë në muaj për çdo punonjës për muajin prill dhe maj, për ndërmarrjet e prekura nga kriza ose 50 për qind e kostos së kontributeve për secilin punonjës. Për përdorimin e masës – përdorim i detyrueshëm i pjesës së parë të pushimit vjetor, janë deklaruar 26 për qind e kompanive. Masa – shlyerja e kredisë për bankat dhe zgjatja e pagimeve, riprogramimi, grejs periudha, norma më e favorshme e interesit dhe të ngjashme, do të përdoret nga 12 për qind e kompanive të anketuara. Masa – kredi shtesë pa interes për kompanitë prej tetë milion eurosh të tjera nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut do të përdoret nga shtatë për qind e kompanive, dhe të njëjtën shumë janë deklaruar për përdorimin e masës – 50 milion euro kredi të lira nga Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut”, thotë Jovanovski.

Ky është sondazhi i dytë i Odës së Biznesit, pas asaj të publikuar muajin e kaluar, ndërsa përfshin përgjigje nga kompani që vitin e kaluar së bashku kishin të ardhura të përgjithshme prej 94,4 miliardë denarë ose 1,53 miliardë euro. bs/

Të fundit