27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sot kumtohet aktgjykimi për të akuzuarit që e pranuan fajin në rastin “Titanik”

Në Gjykatën Penale – Shkup sot do të kumtohen aktvendimet për disa nga të akuzuarit të cilët e pranuan fajin në rastin “Titanik”.

Martin Protugjer, Mile Janakieski.l Katerina Velovska. Gordana Jankullovska, Munir Pepiq, Biljana Brishkovska-Boshkovski, Kiril Todorovski dhe Kosta Mitroski janë të akuzuarit të cilët e pranuan fajin dhe kërkuan nga gjykata, gjatë shqiptimit të aktvendimeve, t’i marrë parasysh të gjitha rrethanat lehtësuese, posaçërisht virtytin që e pranuan fajin për veprimet e kryera.

Paraprakisht, prokurorja Lile Stefanova para gjykatës i prezantoi rrethanat lehtësuese dhe vështirësuese dhe kërkoi zbutje dhe kushtëzim të dënimeve.

Rastin “Titanik” e udhëheqë gjykatësi Osman Shabani, ndërsa aktakuzën e përfaqëson prokurorja Lile Stefanova.

Përveç ish-kryeministrit Nikolla Gruevski i cili ndodhet në arrati, dhe të akuzuarve të cilët e prnauan fajin, në “Titanik” të akuzuar janë edhe Kiril Bozhinovski, Ilia Dimovski, Edmond Temellko, Leko Ristoski, Stanko Korunovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Navevski, GOce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen për bashkim kriminel, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.

Gjykimi për të akuzuarit e tjerë në këtë rast të cilët nuk ndjehen fajtorë vazhdon më 9 mars.

Të fundit