26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sotirova: Zhvillohet mbikëqyrje në Klinikën e Nefrologjisë, nuk ka vërejtje

Zhvillohet mbikëqyrje, por nuk u gjetën asnjë vërejtje në lidhje me informacionin se dyshohet që dorezat mjekësore janë rishitur nga Klinika për Nefrologji, theksoi sot kryetarja e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, Irinka Sotirova.

“ISHSSH menjëherë doli në terren në të njëjtën ditë dhe bëri inspektim të jashtëzakonshëm në Klinikën e Nefrologjisë. Nuk ka vërejtje në fushën e ligjeve të inspektuara nga ISHSSH”, theksoi Sotirova në konferencën e sotme për shtyp në përgjigje të pyetjes.

Ajo shtoi se në momentin kur ISHSSH ka shkuar në Klinikë, atje menaxhmenti në fakt drejtoresha kishin krijuar tashmë komision regjistrimi dhe regjistrim të jashtëzakonshëm të të gjitha mjeteve të dhuruara ose tërhequr për pajisje mbrojtëse personale nga Ministria e Shëndetësisë.

Në lidhje me këtë rast, siç theksoi Sotirova, tashmë është përfshirë në mënyrë aktive sektori i Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili do të vazhdojë dhe hetojë plotësisht procedurën. bs/ar/

Të fundit