26/04/2024
8.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Spasovski: Nuk ka vendim të ri, kufijtë mbeten të hapura

Kryeministri teknik, Olvier Spasovski deklaroi sot se Qeveria nuk do të diskutojë për mbylljen e kufirit verior që ndërlidhen me shtetin e Kosovës dhe të Serbisë.

Spasovski tha se vendimi i fundit i Qeverisë është që t’i mbajë të hapura kufijtë, pa kushtëzime për hyrje dhe dalje dhe se ky vendim mbetet në fuqi.

Ai gjithashtu tha se nuk do të ketë vendim politik për mbylljen e kufijve.

“Kjo nuk është çështje politike. Për këtë Qeveria nuk mund të sjell vendim politik. Duam të sjellim vendime që i sollëm deri tash, bazuar në vlerësime shkencore, në vlerësime të epidemiologëve. Nëse ata vlerësojnë se duhet të ketë ndonjë masë të veçantë, atëherë do të diskutojmë në Qeveri”, tha mes tjerash Spasovski./Telegrafi/

Të fundit