Informacionin lidhur me fillimin e aktiviteteve për zbatimin e Strategjisë kombëtare për ndërmarrje të vogla dhe të mesme 2018-2023, me Plan Veprues do të shqyrtohet në seancën e sotme të 130-të qeveritare.
Në rend dite të seancës është edhe informacioni për progresin e realizimit të planit veprues për platformë qasëse për personat me invaliditet,si dhe informacionin për hartimin e strategjisë kombëtare për shëndetësi elektronike me Propozim – vendim.
Si material për informim, Qeveria e Republikë së Maqedonisë së Veriut do t’i shqyrtojë Informacionin për progresin lidhur me sigurimin e softuerit të veçantë (program) për vendosjen e dhe procesuimin e të dhënave për aksidente trafiku “Procesverbal elektronik nga ekspertiza në aksidente trafiku”, di dhe informacionin për progresin dhe realizimin e projektit “Krijimi i standardeve të kompetencave profesionale”.