26/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Sugareski: Nëse është e nevojshme do të ndalohet lëvizja mes qyteteve dhe fshatrave

“Nëse është e nevojshme, transporti i njerëzve midis qyteteve dhe fshatrave do të ndalohet”.

Këtë e paralajmëroi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

“Qeveria ka miratuar masë për ulje në 50 për qind të numrit të udhëtarëve në transportin ndërurban dhe udhëtarët së paku dy metra të mbajnë distancë nga njëri-tjetri. Sipas rekomandimeve të Shtabit të krizës, Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria nëse konsiderohet se është e domosdoshme të ndalohet transporti i njerëzve midis qyteteve dhe fshatrave dhe kjo masë do të miratohet në mënyrë plotësuese”, tha Sugareski në përgjigjen në pyetjen e gazetarëve në një konference për shtyp në Qeveri.

Ai theksoi se për momentin konform rekomandimeve në fuqi është vetëm rekomandimi për ulje serioze të numrit të udhëtarëve në transportin ndërurban./Telegrafi/

Të fundit