Lajmi i Ditës Maqedoni

Takimi i parë i ministrit Nuredini dhe kryetarit të komunës Bexheti

Sot Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini dhe kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, zhvilluan një takim, në të cilin u theksua rëndësia e intensifikimit të aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Në këtë takim,fokusi i bisedimeve ishte në ndotjen e ajrit. Ministri Nuredini posaçërisht theksoi rrezikun e djegies së stërnishtave që jo vetëm që ndikon në cilësinë e ajrit, por është gjithashtu një rrezik i madh për shkaktimin e zjarreve më të mëdha që negativisht ndikojnë te njerëzit, në tërë florën dhe faunën, por edhe në mjedisin jetësor me tërë kompleksitetin e tij.

Gjithashtu u diskutua për statusin e projekteve në vazhdim dhe mundësia e përmirësimit të tyre.

????????????????????????????????????

Related posts

Në Tetovë do të hapen mbi 80 biznese të reja, duke iu referuar masës së qeverisë për vetëpunësim

Televizioni Koha

Kandidatët presidencial vazhdojnë fushatën në kuadër të së cilës i paraqesin programet e tyre.

Televizioni Koha

Stacionin policorë-Gostivar, sot e kanë vizituar mbi pesëdhjetë nxënës të klasave të nënta të shkollës fillore ,,Goce Dellçev,, të Gostivarit.

Televizioni Koha

Leave a Comment