27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Takimi lamtumirës Osmani- Sahakian

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani kishte takim lamtumirës me Përfaqësuesen e Përhershme të UNDP -së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Narine Sahakian.

“Përcaktimi i prioriteteve strategjike, aktivitetet e vazhdueshme në arritjen e Axhendës 2030, mbështetja e vendit për anëtarësim në BE, si dhe zbatimi i projekteve ekzistuese nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin e plotë me Zyrën e UNDP dhe gjithë ekipin,” theksoi Osmani.

Osmani gjithashtu e falënderoi Sahakian për angazhimin e saj personal për më shumë iniciativë në fushat e: ekonomisë, inkluzivitetin social, barazisë gjinore, forcimit të institucioneve, mjedisit jetësor, ndryshimeve klimatike si dhe përpjekjet për t’u përballur me pandeminë COVID-19.

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Sahakian u shpreh e kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me institucionet e Maqedonisë së Veriut, veçanërisht me Ministrinë e Punëve të Jashtme, dhe u shpreh e bindur se bashkëpunimi do të vazhdojë të thellohet më tej me pasardhësin e saj, me qëllim realizimin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm dhe zbatimin e dokumenteve programore për vendin në periudhën 2021-2025./Tv Koha/

 

 

 

Të fundit