26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Taravari – Osmani: Stabilizimi i raporteve mes Kosovës e Serbisë do të kontribuonte në një rajon më stabil

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu. Taravari e uroi presidenten Osmani për liberalizimin e vizave dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit

“Në takim këmbyem mendime për marrëdhëniet biltarale, gjendjen në të dyja vendet, për të ardhmen dhe zhvillimin e përbashkët ekonomik, lidhjen infrastrukturore, procesin euro-integrues, si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me rajonin, agresionin rus në Ukrainë dhe implikimet në rajon”, tha Taravari pas takimit.

Taravari njoftoi se me presidenten Osmani kanë biseduar edhe për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe implementimin e marrëveshjeve mes tyre, gjë që do të kontribuonte për një rajon më stabil dhe më afër portave të Bashkimit Evropian.

Të fundit