Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 136 të infektuar në Maqedoni - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, gjithsej 136 të infektuar në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja me coronavirus në Maqedoni.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19 deri sot në ora 12:00 është 136, prej të cilëve një është shëruar, ndërsa dy kanë ndërruar jetë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas vendit ku jetojnë, deri tani me Covid-19 janë regjistruar:

– në Shkup 81 pacientë (njëri është nga Bogdanci, por jeton në Shkup),
– në Dibër 40 (prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë),
– në Shtip 7 pacientë
– në Kumanovë 3 pacientë (prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë),
– në Kavadar 2 pacientë
– në Ohër 2 pacientë (prej të cilëve njëri është nga Shkupi, por është në izolim në Ohër),
– në Gostivar 1 pacient.

Related posts

Nëse nuk arrihet marrëveshje, të hënën do të ndërpritet transmetimi i kanaleve televizive në RMV

Televizioni Koha

Fshatrat e malsis së Sharrit në mes të prillit mbulohet nga bora (Foto)

Televizioni Koha

Katica Janeva nga 16 korriku ka marë pushim mjekësor

Televizioni Koha

Leave a Comment