27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Të gjithë që kanë udhëtuar nga rajonet me koronavirus detyrimisht të paraqiten në telefonat kujdestarë

Qeveria apelon që të gjithë qytetarët që kanë udhëtuar nga rajonet me epidemi zyrtare me koronavirus të paraqiten detyrimisht në telefonat e kontaktit të qendrave për shëndet publik.

Siç komunikoi pres -shërbimi qeveritar, të gjithë të punësuarit në institucionet shtetërore dhe lokale dhe nëpër ndërmarrje, të punësuarit në arsimin fillor, të mesëm dhe të lart, si dhe të gjithë nxënësit dhe studentët të cilët në dy javët e fundit kanë udhëtuar ose jetojnë me dikë që ka udhëtuar në vendet/rajonet në vijim: rajonet Lombardia, Veneto, Emilia Romanja, Piemont në Itali, si dhe Republika Popullore e Kinës, Hong-Kongu, Irani, Japonia, Makau, Filipinet, Republika e Koresë, Singapori, Tajvani, nuk duhet të shkojnë në punë, shkollë apo universitet dhe duhet ta informojë institucionin, ndërmarrjen dhe institucionin arsimor.

Personave u kërkohet të telefonojnë menjëherë telefonat e kontaktit në qendrat e shëndetit publik. Në Manastir – 071 / 261-330, Veles – 071 / 219-278, Gjevgjeli – 078 / 545-444, Kocani – 071 / 373-913, Kumanovë – 070 / 215-851, Ohër – 070 / 723-029, Prilep – 076 / 475-747, Shkup – 071 / 289-614, Strumicë – 072 / 235-543, Tetovë – 075 / 240-464, Gostivar – 076 / 365-161, Shtip – 078 / 365-613, dhe në telefonin e Institutit për shëndet publik – 078/387-194, si dhe në telefonin “Alo doktor” – 02 /15-123.

“Me plotësimin e këtij detyrimi, qytetarët do të ndihmojnë të mblidhen informacionet relevante për situatën me koronavirusin që të munden institucionet me kohë dhe në mënyrë efikase të reagojnë”, qëndron në kumtesë.

Qeveria bën thirrje për përgjegjësi maksimale personale të çdo të punësuari në institucionet, prindërit e fëmijëve në procesin arsimor dhe të gjithë qytetarëve që të realizohet mbrojtja maksimale e çdo individi dhe e shëndetit publik, si dhe të përcillen dhe praktikohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Bankës Botërore të Shëndetësisë. .MEDIAL.mk

Të fundit