Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Të sëmurët nga Kovid-19 votojnë sipas protokollit të veçantë shëndetësor - Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Të sëmurët nga Kovid-19 votojnë sipas protokollit të veçantë shëndetësor

Votimi i sotëm i të sëmurëve me Kovid-19 dhe personave të cilët janë në vetizolim zhvillohet sipas protokollit të veçantë të konfirmuar shëndetësor për mbrojtje. Të drejtën e votës sot, dy ditë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, mund ta realizojnë 716 persona të cilët u paraqitën në KSHZ. Ata votojnë në shtëpitë e tyre.

Këshillat e veçantë zgjedhor të cilët shkojnë për ta realizuar votimin në shtëpitë e personave të cilët janë pozitiv të KOVID-19 dhe janë në izolim shtëpiak para nisjes përgatiten me pajisje personale mbrojtëse e cila përbëhet nga: manteli për një përdorim, dorezat për një përdorim, maska mbrojtëse standarde kirurgjike dhe mjete për dezinfektim.

Anëtarët e këshillit të veçantë zgjedhor pajisjen mbrojtëse e ndërrojnë pas përfundimit të votimit te çdo votues, përkatësisht aq herë që do të votojnë votues. Personi i cili voton patjetër e ka të mbajë maskë në pjesën e hundës dhe gojës.

Gjatë hyrjes në hapësirën e brendshme së pari personi i cili voton i dezinfekton duart. Gjatë hyrjes në shtëpinë e votuesit, para se t’i jepet fletvotimi, votuesit i jepen maska mbrojtëse nëse nuk ka edhe doreza mbrojtëse.

Gjatë dhënies së letërnjoftimit, votuesi e zbret maskën për shkurt kohë për identifikim dhe e mban distancën e rekomanduar nga anëtarët e këshillit zgjedhor.

Para se t’i jepet fletvotimi votuesit, patjetër e ka t’i dezinfektojë duart në të cilat ka doreza mbrojtëse.

Pas votimit të mbaruar, personi i cili ka votuar sërish i dezinfekton duart.

Në të gjithë procesin e votimit duhet të sigurohet distancë e obligueshme prej 1,0-1,5 metra. Nuk bëhet dezinfektimi i kutisë së votimit pas çdo votuesi.

Pas përfundimit të procesit pajisja personale mbrojtëse hiqet.

Dispozita e pajisjes personale mbrojtëse të përdorur hiqet me vendosjen në qesen e zezë të plastikës e cila mbyllet me shirit ngjitës, Mbeturinat trajtohen si mbeturina komunale. sa/

Related posts

Vazhdon seanca për rastin “Maxhar Telekom”

Televizioni Koha

Maqedoni, 91.000 qytetarë kanë shprehur dëshirë për vaksinim

Televizioni Koha

Maqedoni, do të krijohet sistem rajonal për menaxhim me mbeturinat

Televizioni Koha

Leave a Comment