27/04/2024
7.9 C
Tetovo

Të tjera lajme

Tedros: Heqja e masave restriktive nuk do të thotë fundi i epidemisë në asnjë vend

Drejtori i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH), Tedros Adanom Gebrejesus i paralajmëroi vendet që planifikojnë t’i zbusin masat për luftë kundër pandemisë së koronavirusit të ri të jenë të gatshme të reagojnë shpejtë në rast të epidemisë së re të Kovid-19.

Në takimin virtual me ministrat e shëndetësisë të vendeve-anëtare të G20, Tedros tha se është i inkurajuar nga fakti që disa anëtare planifikojnë si t’i lehtësojnë kufizimet sociale për shkak të pandmeisë.

Megjithatë, ai theksoi se është kyçe që masat për lehtësim të këtyre kufizimeve të zbatohen në faza.

“Heqja e masave restriktive nuk do të thotë fund i epidemisë në asnjë vend, por vetëm fillim i fazës së ardhshme”, tha Tedros.

Sipas tij, me rëndësi vitale është që vendet në atë fazë të ardhshme të edukohen, angazhohen dhe t’i përgatisin njerëzit e vet për të parandaluar dhe t’i përgjigjen shpejtë çdo dukuroie të re të virusit.

“Vendet të sigurohen se kanë kapacitet të testohen, izolohen dhe të kujdesen për çdo rast, si dhe ta ndjekin çdo kontakt dhe të sigurohen se sistemet e tyre shëndetësore kanë kapacitet të përballen me çdo rritje të rasteve”, tha Tedros.

Drejtori i OBSH-së, gjithashtu, shprehi shqetësim për shkak të përforcimit të pandemisë së virusit në vendet e varfëra, të cilave u mungojnë resurse për t’u përballur me numër të madh të rasteve pozitive. ab/

Të fundit