Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/content/95/6740595/html/wordpress/index.php:3) in /home/content/95/6740595/html/wordpress/wp-content/themes/pennews/functions.php on line 254
Tërnava apelon tek qytetarët që të mos bëjnë vizita familjare për Bajram duke pasë parasysh gjendjen e rënduar me pandeminë - Tv Koha
Lajmi i Ditës Rajon

Tërnava apelon tek qytetarët që të mos bëjnë vizita familjare për Bajram duke pasë parasysh gjendjen e rënduar me pandeminë

Myftiu ka një apel për të gjithë: Mos shkoni në vizita për Bajram.

Myftiu Tërnava ka bërë apel tek qytetarët që të mos bëjnë vizita familjare duke pasë parasysh gjendjen e rënduar me pandeminë.

Ai ka kërkuar nga qytetarët që ta ruajnë karakterin festiv të Bajramit, por të anulojnë vizitat familjare për të ruajtur shëndetin e përgjithshëm.

“Pandemia ka çrregulluar rrjedhën normale të jetës edhe tek ne. Këtë Bajram e presim në gjendje të rënduar. Situata ditëve të fundit paraqitet e vështirë dhe nga ne kërkohet që ta ruajmë shëndetin publik, ti respektojmë masat që sa më lehtë të kalojmë këtë gjendje. Ju ftoj ta ruajmë karakterin festiv të festës por të kemi më shumë solidaritet, sidomos me ata që kanë humbur jetën nga Cpvid-19. Festa e Bajramit tek ne është festa më popullore, si në asnjë festë tjetër, kjo festë shënohet me vizita tek familjet, por jo edhe kësaj radhe. Ju ftoj të shmangim vizitat e përshëndetjet tradicionale me dorë e përqafime”, ka thënë Tërnava në mesazhin e tij.

Related posts

Seancë e re për organizatorët e dhunës së 27 prillit

Televizioni Koha

Fjalët përfundimtare të mbrojtjes në rastin “Shënjestra-Fortesa”

Televizioni Koha

Për një ditë shërohen 36 pacientë, gjithsej 337 e kanë kaluar coronavirusin në Maqedoni

Televizioni Koha

Leave a Comment