Probleme të shumta kanë ndjekur ecurinë e Ndërmarrjes Publike Komunale në
Tetovë, ndër vite. Niveli i ulët i pagesës së faturave nga ana e qytetarëve,
keqmenaxhimi, makineria e vjetëruar, kanë bërë që kjo ndërmarrje të mos
funksionojë normalisht dhe të kryejë shërbime ndaj qytetarëve. Së fundmi,
puntorët e njësisë Higjiena, dolën publikisht në protesta duke kërkuar pagat e tyre
të prapambetura.Ndërkohë gjatë ditës së sotme sërish puntorët e njësisë Ujësjellësi
dhe Kanalizimi kanë dalur në protestë duke kërkuar pagat e parapambetura.
Nga komuna e Tetovës thonë se problemi është se që nga 25 dhjetori i vitit të
kaluar e deri më 15 janar, nuk punon trezori prandaj edhe ka vonesa në pagesat e
rrogave.
Duke u nisur nga kjo situatë, administrata e re e komunës së Tetovës ka marrë
vendim që të bëjë ndarjen e Ndërmarrjes Publike Komunale.Vendimi është marrë
në këshllin e komunës dhe në të ardhmen do të themelohen dy ndërmarrje të reja
edhe atë ajo që do të menaxhojë me ujin “Sharri” dhe menaxhimin me mbeturinat
do ta bëjë “Oeneum”. Kjo formë pritet që të evitojë problemet e deritanishme në
këtë ndërmarrje, thonë nga komuna e Tetovës.
Krahas shumë problemeve, Ndërmarrja Publike Komunale është duke punuar me
një borxh prej rreth 10 milion euro dhe gjithnjë haset në vështirësi.Në të ardhmen,
nuk përjashtohet mundësia që Ndërmarrja e cila do të themelohet dhe do të
menaxhojë me mbeturinat të jepet për menaxhim tek ndonjë kompani jashtë vendit
përmes Partneritit Publiko-Privat.TV KOHA