27/05/2024
13.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Kosova ende në garë për stadiumin “974”

  • Stadiumi “974”, arenë në të cilën u zhvilluan disa prej ndeshjeve në Kampionan
    Botëror të futbollit u përfol se mund të zhvendoset në Kosovë për shkak të
    strukturës së tij të ndërtimit prej 974 kontejnerëve.Kryetari i Federatës së
    Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, kishte zbuluar se Kosova ka kandiduar për ta
    marr atë stadium, sidomos pas vizitës së Gianni Infantinos në Kosovë.Por, një gjë
    e tillë duket vështirë e realizueshme dhe është Ademi ai që ka thënë se kostoja
    tejet e lartë e bartjes së tij nga Katari në Kosovë është pengesa kryesore.Por,
    përkundër kësaj, i pari i FFK-së thotë se Kosova është ende në garë sepse edhe më
    tutje nuk është vendosur se kujt do t’i jepet ai stadium. Është shumë dhe tani
    presim, pavarësisht kësaj të gjejmë mirëkuptim dhe nëse na dhurojnë atë stadium
    do të jetë do të jetë mundësia ndoshta me sponsor, pak ne, pak shteti dhe dikush,
    që të mundohemi që ta sjellim atë stadium këtu që do të ishte mrekullia vetë”,
    tha kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

Të fundit