28/06/2022
31.5 C
Tetovo

Të tjera lajme

Thirrje publike për 35 ndërmjetësues të cilët do të ndihmojnë nxënësit romë në arsimin fillor

Deri më 28 gusht vazhdon afati për të aplikuar në thirrjen publike të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) për angazhimin e 35 ndërmjetësve arsimorë romë për të mbështetur arsimin fillor të romëve për vitin akademik 2020/2021.

Të drejtën për të aplikuar kanë personat nga komunat me numër më të madh të nxënësve nga komuniteti rom: Shuto Orizare, Karposh, Gjorçe Petrov, Çair/Qendër, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Dibër, Manastir, Prilep, Kumanovë, Shtip, Koçan, Vinicë, Dellçevë, Berovë, Strumicë, Veles/Gradsko, Gazi Babë, Kavadar, Kisella Vodë, Kriva Pallankë, Aerodrom dhe Butel.

Ndërmjetësuesit arsimor romë do të marrin mëditje me shumë mujore prej 15.867 denarë bruto për angazhimin katër mujor gjatë vitit 2020 dhe gjashtë muaj gjatë vitit 2021.

Sipas kushteve të thirrjes publike, ndërmjetësit duhet të jenë të papunë, qytetarë maqedonas dhe pjesëtarë të komunitetit rom. Thirrja përmban gjithashtu kriteret për zgjedhjen e ndërmjetësuesve, dokumentet e nevojshme për të aplikuar për thirrje dhe thuhet se cilët kandidatë do të kenë avantazh në përzgjedhje.

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, theksojnë se qëllimi i ndërmjetësimit është përmirësimi i arsimit përmes mbështetjes shtesë për nxënësit romë në shkollat ​​fillore. Ndërmjetësi do të ketë rol për të ndihmuar dhe ndërmarrë aktivitete për të përmirësuar ndërgjegjësimin e mundësive dhe qasjen në shkolla, zhvillon takime të rregullta për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës dhe stafit të shkollës fillore me specifikat dhe nevojat e grupeve të rrezikuara në fushën e arsimit, bashkëpunon rregullisht me bashkëpunëtorë profesional dhe arsimtarët për të përmirësuar arritjet e nxënësve, ndërmarrin aktivitete që do të zvogëlojnë braktisjen e nxënësve në procesin arsimor.

Afati i aplikimit është më 28 gusht dhe deri në atë kohë kandidatët duhet të paraqesin dokumentet pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në rr. “Shën Kirili dhe Metodi” nr. 54, 1000 Shkup. bs/fab

Të fundit