27/04/2024
8 C
Tetovo

Të tjera lajme

Timonie: Krijohet përshtypje se Prespa është kushti i vetëm, çështjes do t’i kthehemi në Zagreb

Ambasadori francez, Kristian Timonie sot në konferencë për shtyp që e ka caktuar me qëllim që të përgjigjet në të gjitha pyetjet e gazetarëve pas “jo”-së franceze për vendimin për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, theksoi se ua ka transmetuar në Paris autoriteteve, emocionet e fuqishme dhe zhgënjimin që ndjehet në vend pas Samitit të BE-së në Bruksel.

Timonie theksoi se gjeopolitika i ka tejkaluar pritjet reale dhe në opinion është “krijuar përshtypje se Marrëveshja e Prespës është kushti i vetëm për fillimin e bisedimeve”.

Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse janë të ndërgjegjshëm autoritetet e tij në Paris për atë çka kanë bërë në vend, Timonie deklaroi se në qershor Bundestagu nuk ka qenë i gatshëm, BE-ja ishte në proces të zgjedhjeve, ndërsa gjatë verës, siç tha, “në mënyrë misterioze në njëfarë mënyre u paraqit ideja se vendimi do të jetë kompensim për Marrëveshjen e Prespës”.

“Ka ndodhur ndryshim i çuditshëm. Unë si vëzhgues jam pyetur shpesh herë si nga vlerësimi objektiv i axhendës kaluam drejt pikave pozitive dhe të dobëta të çmimit për marrëveshjen e arritur, nga aspektet teknike, fundamentale, që janë kushte për fillimin e bisedimeve jemi gjendur në situatë që të merremi me çështje nga gjeopolitika. Kjo nuk ka qenë perspektiva franceze. Aspektet gjeostrategjike janë të rëndësishme, por ka pasur zhvendosje të çuditshme të vëmendjes, e cila më shumë prek te marketingu politik, sesa në diskutimet diplomatike”, tha Timonie.

Theksoi se me vëmendje e përcjell situatën në vend dhe janë koshientë për zhgënjimin e madh të opinionit, thotë ai se shpesh vozitet me taksi dhe e sheh zhgënjimin dhe shtoi se disa kanë dhënë premtime, e pastaj e ka transferuar kujdesin e të tjerëve që këtë ta plotësojnë. Shtoi se jo vetëm Franca edhe të tjerët duhet të mbajnë përgjegjësi për gjithë situatën.

Thotë se mendimi publik në vend ka qenë me pritje të datës dhe kjo ka bërë presion shtesë mbi vendet-anëtare që të japim vendim pozitiv.

Në pyetjen që të japë koment si vendet-tjera anëtare të NATO-s kanë vlerësuar se reforma ka se ato vazhdojnë dhe janë në drejtim të duhur, ndërsa vetëm Franca nuk e ka parë këtë. Timonie thotë se asgjë nuk ka përfunduar, para nesh është Samiti në Zagreb, ndërsa presidenti Emanuel Makron i ka pranuar reformat që janë bërë, por ka bërë të ditur se nevojitet metodologji e re për zgjerimin që të jenë të gatshëm edhe BE-ja edhe vendet-anëtare.

“Franca ka mbështetje për atë kërkesë dhe nga vende tjera anëtare dhe shpresojmë se këto aktivitete do të përfundojnë shpejtë”, tha Timonie.

Theksoi se Makron ka theksuar qartë se gjërat nuk janë edhe aq të qarta, siç janë prezantuar këtu dhe shtoi në Bruksel ka pasur diskutim të komplikuar edhe në nivel të ministrave të punëve të jashtme edhe në nivel të liderëve.

“Bisedimet kanë qenë me të vërtetë të fuqishme, kishte diskutime të ndryshme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, nëse të ndërlidhen, nëse të bisedohet në mënyrë të veçantë për merita të njërit dhe të vendit tjetër. Kishte një propozim francezo-gjerman, ai nuk u miratua, por konsideroheshe se është minimaliste nga ana e partnerëve tjerë. Më vjen keq që ky propozim madje edhe nëse nuk ishte i kënaqshëm nuk arriti dhe në këtë çështje do të kthehemi në Zagreb”, shtoi Timonie.

Lidhur me atë nëse Ambasada këtu i ka dërguar mesazh Makronit se nëse Maqedonia e Veriut merr datë për negociata pa Shqipërinë, shqiptarët në vend do të shkaktojnë destabilizim, Timonie theksoi se gjithmonë duhet të kihet parasysh barazia në rajon dhe balanci që sundon në të.

Ajoi shtoi se duhet të merren parasysh edhe ngjarjet në Kosovë dhe se duhet të qaset me kujdes dhe të përcillen situatat, sepse siç tha, stabilizimi i plotë i Ballkanit ende nuk ka përfunduar. .

Të fundit