26/04/2024
13.1 C
Tetovo

Të tjera lajme

“Titanik 2”: Mijallkovi shpëtoi – nuk do të gjykohet për parregullsi zgjedhore

Ish-Drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, sot i skadon edhe një rast tjetër, pasi Gjykata e Apelit të hënën e shtyu seancën për “Titanik 2” për 13 prill.

Ish-drejtori i DSK-së është dashur të dënohet në këtë seancë, por ai nuk do të gjykohet për pjesëmarrje në parregullsi zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013, pasi vepra penale i vjetërsohet sot, përcjell “Faktor”.

Rasti “Titanik 2” ka të bëjë me parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Komunën e Strumicës.

Gjykata Themelore e dënoi Mijallkovin me dy vjet burg, përfshirë edhe kohën e paraburgimit, për veprën penale “marrje e shpërblimit për ndikim të kundërligjshëm”.

Më herët Gjykata e Apelit në Shkup në nëntor të vitit 2019, për shkak të shkeljeve të theksuara gjatë procedurës, e anuloi aktgjykimin e shkallës së parë dhe e ka kthyer lëndën në rivlerësim.

Të fundit