26/04/2024
3.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

U regjistruan 101 raste të reja me Kovid-19, të shëruar 10, të vdekur katër pacientë

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 974 teste ndërsa janë regjistruar 101 raste të reja me Kovid-19 edhe atë në: Shkup -59, Kumanovë-12, Shtip-7, Prilep-1, Tetovë-5, Strugë-6, Veles-1, Ohër-1, Kavadar-1, Gostivar-3, Koçani-3, Probishtip-2. Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 10 pacientë të shëruar dhe katër të vdekur. Të shëruarit janë nga: Tetova-8 dhe Velesi-2, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, siç theksohet, ndërroi jetë një pacient 84-vjeçar nga Prilepi, i shtrirë në spital më 17 maj. Në SPQ “8 Shtatori” ndërruan jetë, një pacient nga Tetova (75 vjeç) i pranuar në spital më 24 maj, një pacient nga Kumanova (71 vjeç), i pranuar më 26 maj dhe një pacient nga Shkupi (58 vjeç) i pranuar më 30 maj.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2.492, numri i pacientëve të shëruar është 1.605, numri i vdekjeve është 145, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 742. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve:

• Shkup – 987, aktivë 396
• Kumanovë – 481, aktivë 66
• Dibër – 51,
• Shtip -111, aktivë 76
• Prilep –213, aktivë 30
• Tetovë – 236, aktivë 82
• Strugë – 90, aktivë 18
• Veles – 133, aktivë 28
• Manastir –28, aktivë 3
• Оhër –24, aktivë 7
• Кavadar – 6, aktivë 1
• Gostivar –32, aktivë 11
• Gjevgjeli – 4,
• Strumicë – 4, aktivë 2
• Кriva Pallankë- 6,
• Radovish – 4,
• Кrushevë – 3,
• Кoçan – 41, aktivë 10
• Probishtip – 5, aktivë 3
• Demir Hisar – 1,
• Makedonski Brod -2,
• Pehçevë – 3,
• Berovë – 1,
• Vallandovë – 2, aktivë 1
• Vinicë – 3, aktivë 1
• Dellçevë -1,
• Kratovë – 3, aktivë 1
• Sveti Nikollë – 2, aktivë 2
• Kërçovë – 3 , aktivë 1
• Negotinë-12, aktivë 3 (7 persona të sëmurë nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë)

Janë bërë gjithsej 974 teste: ISHP-434 QSHP Shkup-40, Avicena-88, Biotek-129, Zhan Mitrev (Filip i dytë) – 101, Sistina me metodën PCR -89 dhe ASHAM-93. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 32.161 testime të Kovid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e kaluara, 132 teste janë brenda skriningut në kopshte përmes Qendrave të Shëndetit Publik Shtip, Prilep, Manastir dhe Shkup. Janë konfirmuar dy raste pozitive në kopshte të Shtipit.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë pranuar 10 pacientë, të shtrirë në spital janë gjithsej 49 pacientë. Prej tyre 22 janë më rëndë të sëmurë dhe në mbështetje oksigjeni.

Deri sot në mëngjes, në SPQ “8 Shtatori ” janë pranuar 16 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 34. Në aparat respirator janë 6 pacientë, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë 6 pacientë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 9 pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak po monitorohet 1 pacient. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 16, ndërsa në mjekim shtëpiak po monitorohen 11 pacientë. Në repartet infektive në Ohër, Veles, Kumanovë dhe Prilep, janë hospitalizuar 26 pacientë – pozitiv dhe të dyshimtë për Kovid-19″, shtohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë. fc/

Të fundit