UEFA përgënjeshtron se OBSH ka propozuar ndërprerje të futbollit deri në fund të vitit 2021 - Tv Koha
Lajmi i Ditës Sport

UEFA përgënjeshtron se OBSH ka propozuar ndërprerje të futbollit deri në fund të vitit 2021

Qendra evropiane e futbollit (UEFA) i ka mohuar raportet në mediume se është bërë kërkesë nga OBSH të ndërpriten të gjitha ndeshjet deri në fund të vitit 2021.

Gazeta italiane “Republika” publikoi se propozim radikal të ndërpritet futbolli për 18 muaj ka arritur nga OBSH, por zëdhënësi i UEFA-s pohoi ndryshe.

“Kjo nuk është e vërtetë. Rekomandim i tillë nga OBSH asnjëherë nuk ka arritur”, deklaroi zëdhënësi i UEFA-s për “Indipendent”, duke shtuar se qëllimi është të përfundojnë ndeshjet aktuale pas përfundimit të pandemisë së koronavirusit.

UEFA të martën kishte mbledhje, në të cilën ishin sjellur vendime të reja për përfundimin e ndeshjeve të futbollit, zhvendosjen e finaleve të Ligës së kampionëve dhe Ligës së Evropës, si dhe termine të reja për KE 2021.

Related posts

​Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë 244 vjetorin e Pavarësisë

Televizioni Koha

Shilegov: Qytetarët duhet të jenë aleatë kur zbatohet ndonjë masë

Televizioni Koha

Filipçe: Mendohet në kufizimin e lëvizjes për të moshuarit

Televizioni Koha

Leave a Comment