01/10/2022
18.3 C
Tetovo

Të tjera lajme

Ukraina bën bilancin: 361 fëmijë të vrarë dhe 705 të plagosur që nga fillimi i luftës

Gjithsej 361 fëmijë janë vrarë dhe 705 janë plagosur që nga fillimi i luftës në Ukrainë, sipas The Guardian.

Lajmi është bërë i ditur nga Komisioneri i parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, i cili publikoi shifrat e përditësuara për viktimat e fëmijëve që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Komisioneri tha se 204 konsiderohen të zhdukur dhe se 6159 janë dëbuar. Këto të dhëna nuk janë përfundimtare, pasi vazhdojnë ende hetimet brenda zonave të luftimeve, zonave të pushtuara përkohësisht dhe të çliruara.

Më 25 korrik 2022, një vajzë 8-vjeçare u plagos nga sulmet ruse në Mykolaiv. Sipas autoriteteve ukrainase, një djalë 17 vjeçar gjithashtu mbeti i plagosur në Donetsk.

Të fundit