Vazhdon seanca për rastin “Maxhar Telekom” – Tv Koha
Lajmi i Ditës Maqedoni

Vazhdon seanca për rastin “Maxhar Telekom”

Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Maxhar telekom”.

Lënda “Maxhar telekom” udhëhiqet kundër ish drejtor të përgjithshëm dhe financiar të “Telekomit të Maqedonisë”, Atila Sendrei dhe Rolf Plat, si dhe dy personave tjerë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe lidhje të marrëveshjeve fiktive për shërbime konsultuese me firmat qipriote.

Rastin e udhëheq gjykatësja Lenka Davitkova, ndërsa përfaqësuese e akuzës është Lile Stefanovska. Procesi gjyqësor gjendet në procedurë dëshmuese dhe dëgjohen dëshmitarët e propozuar nga prokuroria. Gjykimi për “Maxhar telekom” filloi në vitin 2011, ndërsa pastaj rastin e ndërmori Prokuroria speciale publike./Gazeta Express/V.Leka/

Related posts

“Korona”, MPB-ja shoqëron shtetasit e huaj drejt vendeve të tyre

Televizioni Koha

Kryeministri i Sllovenisë paralajmëroi dorëheqje dhe kërkoi zgjedhje të jashtëzakonshme

Televizioni Koha

Bislimoski për MIA-n: Çmimi i energjisë elektrike nuk do të reflektojë në rritjen e produkteve tjera

Televizioni Koha

Leave a Comment