27/07/2024
15.2 C
Tetovo

Të tjera lajme

(VIDEO) Bllokohet ligji për media kurse Aliu tha se zgjidhja ligjore rregullon dhe përmirëson hapësirën mediatike

Ministrit të Shoqërisë Informatike, Azir Aliu i është thënë se ekspert të BE-së dhe Komisionit Evropian kanë mendime kundër zgjidhje së propozuar ligjore në propozimin-Ligjin për shërbime audi dhe audio vizuale. Megjithëse Aliu nuk ka parë mendim konkret apo të shkruar. Në një prononcim për media, Aliu tha se zgjidhja ligjore rregullon dhe përmirëson hapësirën mediatike në vend dhe si i tillë duhet të miratohet. I pyetur nëse propozimi bllokohet qëllimisht nga kreu i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, , Aliu tha se nuk ka informacion.“Kam kërkuar shpjegim për të gjitha ligjet. Për ligjin konkret më është thënë se Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe një grup i ekspertëve kanë dhënë mendim negativ për ligjin dhe për këtë arsye duhet shqyrtohet akoma më gjerë. Për ndonjë ngecje me tentativë nuk kam informacion”, deklaroi Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.Asociacioni i Mediave të Maqedonisë ka reaguar për mosvënien në rend dite të Ligjit për Shërbime Mediatike, Audio dhe Audiovizuele në Komisionin për Çështje Evropiane, i udhëhequr nga kuadri i BDI-së, Arbër Ademi. Asociacioni vlerëson se mbetet e pakuptimtë fakti se edhe pse është miratuar nevoja e ligjit, Ademi dhe subjekti të cilit i takon ai vazhdojnë të mbajnë të bllokuar zgjidhjen ligjore për arsye të pashpjeguara në mënyrë publike. Ndryshimet parashikojnë rregullimin e piraterisë mediatike, harmonizimin e standardeve me direktivat Evropiane dhe përmirësimin e tregut mediat vendas. Nevoja është miratuar në nëntor të vitit 2023 dhe ka mbetur pranë fazës së shqyrtimit të amendamenteve, përkatësisht po mbahet peng dhe nuk po lejohet leximi i dytë.TV KOHA

Të fundit