Ra në sy se një i ri ishte veshur si Skënderbeu në Paradë

Tirana u kthye sot në “sofrën” e bashkimit të kombit, teksa u zhvillua “Parada e shqiptarëve”.

Ceremonia, që prej 15 vitesh është traditë në Neë York, mblodhi qindra shqiptarë nga trevat shqipfolëse nga e gjithë bota, teksa 150 delegacione parakaluan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Një simbol i veçantë ishte një person, i cili doli i veshur si heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. I hipur në një kalë të bardhë, ai udhëhoqi të gjithë pjesëmarrësit, si për të kujtur se rrënjët e Shqipërisë janë më të vjetra se 111 vjet.