27/04/2024
7.7 C
Tetovo

Të tjera lajme

Vjen përgjigja nga Sofja, propozimi i Maqedonisë për ne është i pa pranueshëm

Gjatë mbledhjeve që janë mbajtur në shkurt, Bullgaria e informon Maqedoninë e Veriut se propozimet e tyre nuk janë të pranueshme dhe se bisedimet duhet të vazhdojnë, informon Zhurnal.

Këtë për BGNES e kumtuan nga MPJ-ja bullgare lidhur me deklarimet e shefit të diplomacisë së Maqedonisë, se ekziston dokument i cili është i pranueshëm për ne, por pritet përgjigje nga autoritetet në Sofje.

“Ekziston dialog aktiv mes ministrive të jashtme me qëllim që të gjenden zgjidhje për çështjet e hapura politike. MBledhja e fundit e ekspertëve të ekipeve të MPJ që u mbajt më 11 shkurt sivjet, ku u bisedua për propozimet e fundit të Maqedonisë së Veriut, zyrtarisht të dëguara në dhjetor 2021 si përgjigje të poropozimeve të palës bullgare. Në taki në shkurt, pala bullgare i ka informuar përfaqësuesit e Maqedonisë së Veriut se propozimet e tyre nuk janë të pranueshme dhe se bisedimet duhet të vazhdojnë”, kumtuan nga MPJ bullgare.

Ata shtuan se kur të ketë shenja për përparim të rëndësishëm, pala bullgare do të dërgojë propozim të saj me qëllim përafrim të qëndrimeve./Zhurnal.mk

Të fundit