Lajmi i Ditës Maqedoni

VMRO-DPMNE e akuzon pushtetin për përfitime politike nga situata me Covid-19

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, përmes një kumtese e akuzon qeverinë se tentonë të përfitojë politikisht nga situata me coronavirusin.

Nga kjo parti thonë se qeveria me të madhe i harxhon paratë e popullit.

“Vetëm për katër ditë janë paguar 8 milionë denarë nga pushteti reprezentime, shërbime në restorante dhe udhëtime. Vetëm për katër ditë nga 17 deri 20 marsi, janë harxhuar 3.078.300 denarë në emër të reprezantimit nga ana e funksionarëve të pushtetit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ata kërkojnë që shteti të ndërmerr masa në lidhje me ekonominë, pas përhapjes së coronavirusit në vend./Telegrafi/

Related posts

Policë nga Tetova kanë marrë kërcënime në dy incidente

Televizioni Koha

Izet Mexhiti, nënkryetari i vetëm BDI-së që do të garojë për deputetë

Televizioni Koha

Filipçe: Ende nuk kemi marrë vendim se si do të jetë kufizimi i lëvizjes për festën e 1 Majit

Televizioni Koha

Leave a Comment